Kapen 32 imigrantë të paligjshëm në Pogradec dhe Lezhë

Nga Exit News
Kapen 32 imigrantë të paligjshëm në Pogradec dhe Lezhë

Mbi 30 imigrantë të paligjshëm janë kapur në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Policia njofton se në fshatit Grabovicë, Pogradec, është ndaluar një automjet ku po transportoheshin 22 imigrantë të paligjshëm si dhe është arrestuar shoferi. Është shpallur në kërkim një person që dyshohet se ishte bashkëpunëtor në këtë aktivitet.

Ndërkaq në Lezhë policia ka ndaluar një autobus që udhëtonte drejt Shkodrës. Brenda tij janë zbuluar 10 imigrantë të paligjshëm.

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit dhe fatorinon si të dyshuar se organizonin transportin e imigrantëve.

Ndërkohë në Tiranë sot zhvillohet nga OSBE konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>