
Policia greke sekuestroi, të mërkurën, në kushtet e flagrancës, dy ngarkesa me kanabis në kufirin shqiptaro-grek.
Ngarkesa e parë me 76 kg kanabis u kap në Kostur, pasi policia pikasi një mjet që nuk iu bind urdhrit të ndalimit të patrullës policore, sipas një raportimi nga BW.
Ndjekjes i shpëtoi një shtetas shqiptar, ndërkohë që u arrestua një shtetase greke.
Ngarkesa e dytë prej 89 kg kanabis u kap në Kozan. Si rezultat, ranë në pranga personat që po merreshin me transportin e drogës, një shtetase rumune, 42 vjeç dhe një shtetas grek, 54 vjeç.
Policia greke nuk ka dhënë më shumë detaje mbi itinearin që do të përshkuanin ngarkesat në fjalë.