Policia e Vlorës ka ndaluar të dielën pasdite një gomone të ngarkuar me lëndë narkotike.
Sipas një raportimi të Shqiptarja.com, në gomone janë gjetur mbi 500 kg hashash.
Ajo ka qënë gati për t’u nisur nga vendi i quajtur Gjiri i Arushës, në zonën e Karaburunit në Vlorë.
Policia ende nuk ka bërë publike detaje nga operacioni.