
Një polic në Kavajë është arrestuar pasi i ka kërkuar 4 mijë euro një qytetari, për të mos i arrestuar djalin, i cili gjatë karantinës kishte kundërshtuar policinë dhe kishte shkelur orarin e lëvizjes.
Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Shqetësimet (ShÇBA), polici, prej disa muajsh, ushtronte presion mbi të atit e djalit për të marrë shumë e parave, duke shkuar dhe tek biznesi i tij.
Me denoncimin dhe informacionet e qytetarit, SHÇBA dhe SPAK kanë arrestuar policin në momentin e marrjes së parave.
Hetimet për rastin po kryhen nga SPAK-u.