Mijëra doza të falsifikuara të vaksinës kundër koronavirusit janë konfiskuar nga policia në Afrikën e Jugut dhe Kinë.
Dhjetëra arrestimet e bëra në këto vende kanë ardhur pas sinjalizimeve të lëshuara në këto vende nga Interpoli, sipas njoftimit që bëri vetë agjensia.
Tre shtetas kinezë dhe një i Zambisë janë arrestuar në një depo në Gauteng të Afrikës së Jugut, ku janë gjetur 2,400 doza vaksinash.
Sipas njoftimit, policia në Kinë ka arrestuar 80 vetë në një fabrikë që dyshohet se prodhonte vaksina false. Së paku 3,000 doza të tilla janë gjetur atje.
Interpoli po ashtu tha se është duke hetuar raporte të prodhimit e shpërndarjes së vaksinave të rreme.
Interpoli është organizatë që lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar midis forcave të policisë dhe kontrollin e krimit.