Pika kufitare në Kapshticë do të qendrojë e mbyllur deri në 5 prill. Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Korçës, shprehet se deri në këtë datë nuk do të kalohet nga kjo pikë në Greqi.
“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.
Ndëkohë hyrja për në Shqiperi nga Greqia do të lejohet nga ora 06:00 deri në 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.