![Britain Karantinë e detyruar për personat që udhëtojnë nga Italia drejt Britanisë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/Britain.jpg)
Të gjithë personat që udhëtojnë nga Italia drejt Britanisë së Madhe do të qëndrojnë për dy javë në karantinë të detyruar.
Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve në Itali.
Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps njotoi se kjo masë do të jetë dhe për ‘Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë’.
Gjoba për ata që nuk reskeptojnë rregullin shkon deri në 10 mijë paund.