Kartat e identitetit pa afatvlefshmëri për 75 vjeçarët

Nga Exit News
Kartat e identitetit pa afatvlefshmëri për 75 vjeçarët

Të gjithë qytetarët mbi moshën 75 vjeç nuk do të rinovojnë më kartën e identitetit. Dokumenti i tyre do të jetë pa afat vlefshmërie.

“Propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë”, parashikohetr në projektligjin për letërnjoftimin elektronik të hartuar nga qeveria. Nga ky projektligj përfitojnë rreth 148 mijë persona.

Qeveria e justifikoi vendimin e saj në kostot e larta të aplikimit për këtë kategori moshe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>