Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar marrëveshjes “Powering Past Coal Alliance” (PCCA).
Maqedonia e Veriut ka premtuar se do të heqë gradualisht termocentralet me qymyr deri në 2027 ndërsa Mali i Zi i ka dhënë vetes kohë deri në 2035 për të bërë të njëjtën gjë.
Të dy vendet përftojnë rreth gjysmën e energjisë së tyre nga qymyri.
Kroacia është zotuar të punojë me Aleancën për të krijuar një plan për tu shkëputur nga energjia me djegien e qymyrit.
Pjesën më të madhe e energjisë elektrike në Shqipëri vjen nga burime të rinovueshme por ka ende dy termocentrale me qymyr dhe rreth 4,000 njerëz që punojnë në këtë sektor. Kompania Ze Pak, e cila kontrollon infrastrukturën e qymyrit në rajon, ka thënë se ata do të dalin nga sektori i qymyrit brenda vitit 2030.
PCCA përfshin 25 qeveri evropiane dhe angazhohet të eleminojë prodhimin e 134 GW nga qymyri deri në 2030.
Michael R Bloomberg, i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Ambiciet dhe Zgjidhjet Klimatike, tha:
“Qymyri është një kërcënim i madh për klimën dhe shëndetin tonë, por ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të shkuar përtej tij në Evropë dhe në të gjithë botën – dhe PCCA po na ndihmon në rrugën tonë. Rritja e vazhdueshme e PPCA është një shenjë e vrullit në përpjekjet tona për të kaluar nga qymyri në energji të pastër dhe unë pres që të bëjmë edhe më shumë progres së bashku. ”
Ministri i Investimeve Kapitale të Malit të Zi, Mladen Bojanic, deklaroi:
“Termocentrali i qymyrit dhe miniera kanë qenë shtylla kurrizore e sistemit energjetik të Malit të Zi dhe burimi i statusit socio-ekonomik të të gjithë pjesës veriore të vendit. Sfida jonë më e madhe është se si të zbatojmë siç duhet tranzicionin drejt energjisë së gjelbër ndërsa sigurojmë mbështetje për punëtorët dhe komunitetet e prekura. Mali i Zi është zotuar t’i japë fund gjenerimit të energjisë nga qymyri deri në 2035. ”
Shqipëria është nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit, një traktat ndërkombëtar mbi ndryshimin e klimës. Ajo synon të kufizojë ngrohjen globale në nën 2 ose 1.5 gradë Celcius krahasuar me nivelet para-industriale. Vendet duhet të marrin masa për të siguruar që ato të ulin emetimet e gazeve serë, dhe të ndalojnë përdorimin e lëndëve djegëse fosile.
Ndërsa një pjesë e madhe e energjisë së Shqipërisë gjenerohet nga hidrocentralet, kjo nuk është e qëndrueshme për shkak të ndryshimit të klimës dhe kushteve të motit të vendit. Për më tepër, hidrocentrali nuk konsiderohet më i gjelbër ose i qëndrueshëm për shkak të ndikimeve shkatërruese afatgjata në mjedis, natyrë dhe komunitete.
Një kontratë shumë milionëshe me Shell për të eksploruar naftë rreth lumit Vjosa në jug të vendit gjithashtu paraqet probleme për Marrëveshjen e Parisit, si dhe kërcënon Lumin e Fundit të Egër të Evropës.