Katër viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus

Nga Exit News
Katër viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar katër viktima nga koronavirusi dhe 83 raste të reja të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin për datën 12 korrik njoftoi se dy nga viktimat ishin zonja nga 57 vjeç nga Shkodra dhe Dibra.

Në spitalin infektiv gjenden 72 qytetarë të shtruar me Covid-19, tetë prej të cilëve janë në terapi intensive dhe katër të intubuar.

Ministria ka kryer 420 testime gjatë 24 orëve të fundit.

Ndarja e rasteve të reja të infeksionit sipas qyteteve:

  • 38 raste në Tiranë;
  • 12 në Berat;
  • 6 në Durrës;
  • 4 në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë;
  • 3 Krujë dhe Kukës;
  • 2 Ura Vajgurore dhe Përmet;
  • 1 në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër dhe Himarë.

Në Shqipëri ka 1415 persona të infektuar me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>