Në Kosovë janë shënuar katër vitkima nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa 29 të infektuar ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë identifikuar edhe 2110 të infektuar nga 10 258 testime.
194 prej tyre janë midis 10 dhe 19 vjeç ndësa 473 janë të grupmoshës 20-29 vjeç.
Në spitale janë shtruar 468 pacientë me COVID-19.
Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12 159.
Deri më 18 gusht 215 329 qytetarë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.