Kavajë, kryebashkiaku socialist tenton të hyjë me forcë në bashki

Kavajë, kryebashkiaku socialist tenton të hyjë me forcë në bashki

Njësoj si në Devoll, dhe në Kavajë kryebashkiaku socialist i zgjedhur më 30 qershor Redjan Krali tentoi sot të futet me dhunë në zyrat e bashkisë.

Zoti Krali, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës Suzana Jahollari dhe anëtarët e këshillit bashkiak, u përplas me mbështetës të kryebashkiakut aktual Isa Sakja, të cilët kanë rrethuar bashkinë, por nuk mundi të futet brenda në zyrë.

Nga brenda bashkisë, Isa Sakja deklaroi se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se nuk ka përse ta lirojë zyrën .

Ai tha se nuk mund ta drejtojë bashkinë një person që është votuar vetëm nga 5 për qind e votuesve:

“Kemi një dekret presidenti në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë të emërojnë në detyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5 për qind e votuesve, se imagjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5 për qind e votuesve.”

Prefektja Jahollari deklaroi për gazetarët se kanë dokumentet ligjore që urdhërojnë kryebashkiakun aktual të lirojë zyrën:

“Ne kërkojmë që Isa Sakja të lërë zyrën e Bashkisë, kërkuam të hynim në godinë së bashku me dokumentet ligjore, por nuk u lejuam.”

Pas tentativës për të hyrë në zyrë me dhunë, Redjan Krali, Suzana Jahollari dhe anëtarët e këshillit bashkiak shkuan në zyrat  e prefekturës. Më herët sot, aty u zhvillua ceremoninë e betimit të Kralit, ku morën pjesë dhe ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Elisa Spiropali.

Një ditë më parë, pati përplasje mes kryebashkiakëve demokratë e socialistë në Bashkinë e Devollit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>