KE diskuton sot për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe situatën politike në Shqipëri

Nga Exit News
KE diskuton sot për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe situatën politike në Shqipëri

Këshilli Europian do të diskutojë të hënën, 22 qershor, për situatën politike në Shqipëri dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pyetur nga grupimi ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’, Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka pohuar se shembja e Teatrit Kombëtar ishte shkatërrim i trashëgimisë kultorore, një prej vlerave që BE nxit më shumë tek vendet anëtare.

Sipas tij, shembja e teatrit ‘përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën zyrtare.’

Mbledhja do të zhvillohet ora 16:45 deri në orën 18.45. për ta ndjekur atë drejtëpërsëdrejti, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>