KE do kërkojë nga Facebook, Google dhe Twitter të heqin postimet me lajme të rreme

KE do kërkojë nga Facebook, Google dhe Twitter të heqin postimet me lajme të rreme

Komisioni Evropian do t’i kërkojë facebook-ut, google-it dhe twitter-it të raportojnë çdo muaj për masat e marra ndaj lajmeve keqinfromuese në lidhje me Covid-19. Plani i KE-së do të publikohet të mërkurën, 10 qershor 2020, nga zëvendëspresidentja e KE-së, Vera Jurova dhe presidenti Josep Borrell, njofton Politico.eu.

Ato do t’i kërkojnë përfaqësuesve të mediave më të mëdha sociale të heqin postime, video, dhe të fshijnë llogari në facebook dhe twitter, nëse ato përhapin lajme të rreme, qofshin këto qytetarë të thjeshtë ose politikanë të BE-së.

Vendimi i KE-së, ka ngjallur shumë diskutime, pasi mendohet se ai prek lirinë e shprehjes së individit. Komisioni do të kërkojë edhe bashkëpunimin e NATO-së dhe G7-ës, në luftën ndaj keqinfromimit dixhital. Gjithashtu, pritet që ata të fajësojnë Rusinë dhe Kinën për mos marrjen e masave për ndalimin e lajmeve të rreme.

“Është koha e duhur për të bërë këtë dhe të mos lejojnë Kinën dhe vendet e tjera të marrin hapësirën”, tha Vera Jurova, zëvendës presidentja e Komisionit për transparencën, ditën e enjte gjatë një seminari online të organizura nga koalicioni i partive të qendrës në BE, për keqinfromimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>