BE do të shpërndajë falas vaksinën e Covid-19 në Shqipëri, sapo kjo vaksinë të prodhohet.
“KE i ka dhuruar 400 milionë euro për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinës Covid-19, CovaxFacility, grupimit të vendeve të botës për shpërndarjen e vaksinës Covid19, në vende me ekonomi të mesme dhe të varfra. ”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë një komunikate për shtyp, në faqen zyrtare të KE-së, të hënën.
“Asnjë vend, asnjë kontinent nuk mund ta mundë koronavirusin vetëm. Ne duhet të bashkohemi dhe kjo ëshët ajo çfarë kanë për qëllim të dy fushatat, e BE-së”, shtoi Von der Leyen. “Ne nuk do të jemi të sigurtë derisa të gjithë të jenë të sigurtë. Ne na duhet solidaritet global”, tha Von der Leyen.
“Shqipëria është pjesë e iniciativës botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha shefja për sëmundjet infektive në ISHP Silva Bino, më 21 gusht në një takim me ministres e Shëndetësisë.
KE ka mbledhur gati 16 miliardë euro që prej 4 majit të këtij viti, si përgjigje ndaj koronavirusit.