KE propozon përdorimin e vetëm një lloj karikuesi për telefonat brenda BE

Nga Exit News
KE propozon përdorimin e vetëm një lloj karikuesi për telefonat brenda BE

Komisioni Europian propozon standardizimin e karikuesit të telefonëve inteligjentë dhe pajisjeve të vogla elektronike me qëllim zvogëlimin e mbetjeve duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin të njejtin karikues kur blejnë një pajisje të re.

Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë fishë karikimi me portë USB-C, thuhet në propozim.

Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte inovacionin.

Llojet më të përhapura të portave të karitikimit janë USB micro-B, USB-C dhe “Lightning”.

Screenshot

Shumica e telefonave që përdorin sistemin Android vijnë me porte karikimi USB micro-B, ose me standardin më modern USB-C.

Telefonat iPhone të kompanisë Apple janë të vetmit që përdorin portën “Lightning”.

Rregullat e propozuara do të zbatohen për telefonat inteligjentë, tableta, kamera, kufje, altoparlantë portativë dhe tastiera për video lojëra portative.

Propozimi gjithashtu standardizon shpejtësinë e karikimit të shpejtë që do të thotë që pajisjet e afta për karikim të shpejtë do të karikohen me të njëjtat shpejtësi.

Politikanët e BE-së kanë bërë fushatë për standardizimin e fishave të karikimit për më shumë se një dekadë, pasi një hulumtim i Komisionit vlerëson se kabllot e karikimit të hedhur dhe të papërdorur gjenerojnë më shumë se 11 000 ton mbeturina në vit.

Në Bashkimin Evropian, rreth 420 milionë telefona celularë dhe pajisje të tjera portative elektronike u shitën vitin e fundit.

Një person posedon rreth tre karikues të telefonave celularë, nga të cilët ata përdorin dy rregullisht.

Mund të kalojnë disa vite para se propozimi të hyjnë në fuqi.

Propozimi legjislativ, i njohur si Direktivë, do të debatohet nga Parlamenti Evropian dhe qeveritë kombëtare.

Eurodeputetët dhe vendet anëtare mund të sugjerojnë ndryshime në propozim. Vetëm pasi KE të ketë rënë dakord për këto ndryshime, direktiva do të miratohet.

KE shpreson se do të ndodhë në vitin 2022 – pas së cilës vendet anëtare zakonisht kanë dy vjet për të miratuar rregullat në ligjin kombëtar, dhe prodhuesit do të kenë 24 muaj për të ndryshuar portet e tyre të karikimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>