Përfaqësuesi i PD, Belind Këlliçi, ka dal të premten në Komisionin e Apelimit pranë Drejtorisë së Policisë, për shqyrtimin administrativ të gjobës për shkeljen e rregullave anti-Covid.
Lajmin e bëri të ditur vetë Këlliçi, shoqëruar nga avokatja Eda Grimci, në një deklaratë për mediat.
Zonja Grimci tha se gjoba është politike dhe në kundërshtim me ligjin, pasi provat e paraqitura janë të trukuara.
I bindur se gjoba do të ngelet në fuqi, Belind Këllici u shpreh se më 25 prill “duhet ta ndajmë Shqipërinë një herë e mirë nga kjo keqqeverisje, nga kjo kastë që të vetmen gjë që ka është që gjobit qytetarët, gjobit opozitën, gjobit qytetarin e thjeshtë, vjedh lekët e taksapaguesve dhe sigurisht të vetmin opsion që na ka lënë ne të rinjve është kamioni për në Angli ose autobusi për Gjermani. “