Këngëtari i famshëm R.Kelly dënohet për abuzime seksuale

Nga Exit News
Këngëtari i famshëm R.Kelly dënohet për abuzime seksuale

Këngëtari i famshëm amerikan R. Kelly u dënua të hënën për trafik dhe abuzime seksuale. Juristët në gjykatën federale të Bruklinit dënuan 54-vjeçarin Kelly për të nëntë akuzat me të cilat ai u përball.

Prokurori amerikan tha se Kelly përfitoi nga fama e tij për të rekrutuar viktima, përfshirë spektatorët në koncertet e tij, me ndihmën e stafit të tij.

Dëshmitarët thanë se disa viktima kishin shpresuar se Kelly mund t’i ndihmonte të nisnin një karrierë muzikore. Ata gjithashtu treguan se Kelly i detyroi të shkruanin “letra faljeje” për ta shfajësuar atë nga akuzat.

Kelly i ka mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim seksual. Ai do të përballet me akuza në Çikago për pornografi dhe abuzim të fëmijëve.

Këngëtari është një nga njerëzit më të famshëm të gjykuar për abuzime seksuale gjatë lëvizjes MeToo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>