Këngëtari zvicerian me origjinë shqiptare mund të fitojë Eurovisionin 2021

Nga Exit News
Këngëtari zvicerian me origjinë shqiptare mund të fitojë Eurovisionin 2021

Një këngëtar shqiptar që jeton në Zvicër është kandidati më i mundshëm për të fituar festivalin e këngës ‘Eurovision 2021’.

Gjon Muharremaj jeton në Broc, në Kantonin e Fribourg në Zvicër por ka rrënjë shqiptare. Ai ka kënduar që kur ishte fëmijë dhe mori pjesë në ‘Albania’s Got Talent’ në 2012, duke dalë në vendin e tretë.

Një vit më vonë, ai u kualifikua në gjysmëfinalen e të njëjtit emision në Zvicër.

Këngëtarët e tjerë të mundshëm për të fituar konkursin janë ata nga Malta dhe Bullgaria. Eurovisioni do të mbahet më 18 maj dhe do të përfundojë më 22 maj.

Shqipëria  do të garojë me këngën “Karma” nga Anxhela Peristeri. Kënga aktualisht renditet e fundit me më pak se 1% të shanse për të fituar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>