Keqinformimi i Komisionit Gjana për vëzhguesit e kandidatëve në zgjedhje

Nga Exit News
Keqinformimi i Komisionit Gjana për vëzhguesit e kandidatëve në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demoktatike, Jemin Gjana, deklaroi të mërkurën se komisionerët zgjedhor të degëve për çdo kandidat duhet të ishin anëtar të partisë në ato degë.

“Partia Demokratike është parti politike, jo organizatë joqeveritare,” ngulmoi Gjana.

Ai shtoi se ky specifikim gjendej edhe në vendimin e dal nga Kryesia e PD-së dhe se kriteret për zgjedhjen e komisionerëve, i qëndronin besnik kritereve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

“Dhe kur bëhët fjalë për Komizionet Zgjedhore, ju e dini, askush nuk mund të shkojë në një komision, nëse nuk është votues brenda të njëjtës KZAZ,” u shpreh Gjana.

Por, ky pohim nuk qëndron, po t’i referohemi Kodit Zgjedhor.

Në Kreun III, Neni 58, Ndryshuar me Ligj. Nr. 74 dt. 19.7.2012, “Zgjedhësit e veçantë” në pikën 1 thuhet shprehimisht se:

“1. Anëtarët e KQV-ve votojnë në qendrën e votimit ku janë caktuar komisionerë, pavarësisht nëse e kanë ose jo emrin në listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në procesverbalin e mbledhjes regjistrohet fakti i votimit të personave të përcaktuar në këtë pikë, si dhe deklarimi i tyre i nënshkruar që nuk kanë votuar në qendrën e votimit ku janë të regjistruar sipas vendbanimit.”

Edhe pika 2 e nenit 58, që përcakton se ku duhet të votojnë komisionerët, e hedh poshtë pretendimin e Gjanës.

“2. Anëtarët dhe sekretari i KZAZ-së votojnë në qendrën e votimit më të afërt të caktuar me vendim të KZAZ-së, pavarësisht nëse e kanë ose jo emrin në listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Personat e përcaktuar në këtë pikë pajisen nga sekretari i KZAZ-së me vërtetim të posaçëm që dëshmon numrin e qendrës së votimit që KZAZ-ja ka përcaktuar me vendim,” shkruhet në Kodin Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>