
Agim Ismaili, drejtori i përgjithshëm i burgjeve është kërcënuar nga një person i paidentifikuar.
Ai mori një mesazh nga një person ende i paindetifikuar, i cili shkruante “do të vëmë bombën kudo te jesh”
Ndërkohë prokuroria e tiranës ka nisur hetimin për gjetjen e autorit. Kjo është hera e dytë që Ismaili kërcënohet.
Me 4 dhjetor 2019, Muharrem Zilja kërcënoi me jëtë drejtorin e burgjeve. Ai u dënua me 10 muaj burg.