JaMystic ju fton në një recetë me shije nga pylli: kërpudha të mbushura.
Pak histori
Kërpudhat rriten në mënyrë të egër dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë të ngrënshme. Në shekullin e 18 ato filluan të kultivoheshin në Francë.
Kërpudhat janë të varfëra në lipide dhe glucide, megjithëse shpeshherë i krahasojnë me mishin ato nuk janë mbartëse të larta të proteinave.
Kanë një ngarkesë në potas dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminave B2,B3,B5 si dhe një burim i rëndësishëm i jodit.
Për 6 kërpudha nevojiten:
- 6 kërpudha të bardha të mëdhaja,
- 1 kokërr qepë,
- 1 kuti pançetë,
- 200g Gorgonzola,
- 1 thelp hudhër,
- majdanoz, kripë, piper.
Lajme kërpudhat nga papastërtitë dhe u heqim bishtat . Me një lugë të mprehtë gërryejmë nga brenda kërpudhat që të krijohet një hapësirë e bollshme për mbushjen.
Në një tigan me yndyrë fërgojmë qepën e grirë, hudhrën, pjesët e hequra nga kërpudhat dhe bishtat e tyre të copëtuara. Shtojmë edhe majdanoz, kripën,piperin dhe i lëmë në zjarr derisa të marrin pak ngjyrë.
Ndezim furrën në 250 gradë.
Vendosim kërpudhat në enën që shkon në furrë dhe shtojmë mbushjen tek secila kërpudhë dhe e mbulojmë secilën me pak djath Gorgonzola.
I fusim në furrë 250 gradë për 15- 20 min.
Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë
JaMystic këshillon:
Për këtë recetë zgjidhni kërpudha të mëdhaja dhe që të jenë të mbyllura me tul të fortë.
Për servirje mund të shkrini pak Gorgonzola me qumësht në një tenxhere të vogël dhe t’ia hidhni përsipër sa janë të ngrohta