Këshilli Botëror i Kishave i ka bërë thirrje Presidentit Turk, Recep Tayip Erdogan të tërheqë vendimin për kthimin e muzeut ‘Aja Sofia’ në një xhami.
350 kishat anëtare në Këshill firmosën një letër ku thuhet se kjo lëvizje do të sjellë përçarje.
“Kjo do të sjellë pasiguri, dyshime dhe mosbesim, duke minuar përpjekjet tona për të bashkuar njerëzit e besimeve të ndryshme fetare në një tryezë dialogu dhe bashkëpunimi.”, shkruan letra e Këshillit që pretendon se përfaqëson mbi 500 milionë të krishterë.
Vendi i mbrojtur nga UNESCO si trashëgimi botërore është kthyer në muze në vitin 1934.