Këshilli Evropian i Bashkive dhe Rajoneve përkrah Voltana Ademin, ngrin statusin e Shoqatës së Bashkive

Këshilli Evropian i Bashkive dhe Rajoneve përkrah Voltana Ademin, ngrin statusin e Shoqatës së Bashkive

Këshilli Evropian i Bashkive dhe Rajoneve, përmes një letre të hapur, ka denoncuar të hënën përpjekjen e Pjerin Ndreut e bashkive socialiste “për të uzurpuar” Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë.

“Komiteti i Politikave të Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve (CEMR) shpreh shqetësim të thellë mbi iniciativën e disa kryetarëve të bashkive, anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore (ShAV) e cila ka përfaqësuar historikisht bashki të një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) pa qenë formalisht anëtarë të saj,” shkruhet në letër.

Në fakt, Këshilli bëri me dije se Shoqatës për Autonomi Vendore vitin e kaluar i ishte mohuar kërkesa për t’u bërë pjesë e Komiteti i Politikave të Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve (CEMR).

Këshilli shton se është në dijeni të procesit ligjor për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit, pa praninë e opozitës dhe se do të ngrijë statusin e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, deri në gjetjen e një zgjidhje në interes të komunitetit.

“Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politikë dhe shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri,” mbyllet letra.

Asambleja e Shoqatës së Bashkive shkarkoi më 8 qershor kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin nga posti i kryetaresdhe në vend të saj emëroi Pjerin Ndreun.

Ademi ka kundërshtuar si të pavlefshëm vendimin, duke ngritur edhe padi në gjykatë, pasi sipas saj Ndreu dhe bashkia Lezhë nuk janë anëtarë të shoqatës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>