Këshilli i Europës thirrje shteteve anëtarëve për të ndaluar keqtrajtimin dhe torturën në burgje

Nga Exit News
Këshilli i Europës thirrje shteteve anëtarëve për të ndaluar keqtrajtimin dhe torturën në burgje

Pas publikimit të raportit vjetor të Komitetit të Anti-torturës në Këshillit të Evropës (CPT), ata lëshuan një deklaratë ku bëjnë thirrje për zgjidhje për “sfidat komplekse” në mbrojtjen e personave të paraburgosur.

Mykola Gnatovskyy, Presidenti i CPT tha se çështje të veçanta që kërkojnë vëmendje përfshijnë mbipopullimin në burgje, dënime për kalime të paligjshme të kufirit, trajtimin e të pacientëve në psikiatri dhe dënimi i të miturve.

“Sot, kur ndalimi i torturës dhe format e tjera të keqtrajtimit po shihen si një përpjekjeje për të sfiduar të drejtat e njeriut dhe demokracinë, detyra e mbrojtjes së personave të privuar nga liria është më e rëndësishme se kurrë. Shtetet evropiane duhet të rritin përpjekjet e tyre për të zhdukur plotësisht çdo formë torturimi ose keqtrajtimi “, shtoi ai.

Që nga viti 1989, CPT ka realizuar mbi 450 vizita në Shtetet Anëtare të KiE, ka vizituar më shumë se 3000 stacione policie dhe 1200 burgje. Ata gjithashtu vlerësuan qindra institucione psikiatrike, shtëpi të kujdesit shoqëror dhe qendra të kontrollit të emigracionit.

Gjatë vitit 2019, Shqipëria autorizoi CPT që të botojë automatikisht të gjitha raportet e ardhshme mbi situatën në vend. CPT vizitoi për herë të fundit Shqipërinë në 2018 dhe dha një raport jo shumë pozitiv.

Ata vunë re që ndërsa ishin bërë disa përmirësime, gjendja e përgjithshme nuk ishte pozitive dhe pak kishin ndryshuar që nga vizita e tyre e fundit.

Çështjet përfshinin pretendime për keqtrajtim të të burgosurve dhe të dyshuarve, dhunën fizike, dhunën psikologjike, konfliktin e interesit në ndjekjen e çështjeve të keqtrajtimit dhe kufizimin e të drejtave të tilla si këshilla juridike, kujdes mjekësor. Kushtet “shumë të dobëta” u vunë re në rajone policie, si dhe mungesë higjene, ajrim i dobët në qeli.

CPT i rekomandoi shtetit shqiptar të dyfishojë përpjekjet e tyre në shumë fusha, si dhe të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të pacientëve dhe të burgosurve që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, të marrin informacion dhe mënyra të rekursit që ata kanë të drejtë, dhe që stafi të marrë udhëzime dhe trajnime të duhura për sa i përket standardeve të kërkuara

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>