Këshilli i Evropës trajnon mësuesit shqiptar për demokracinë

Nga Exit News
Këshilli i Evropës trajnon mësuesit shqiptar për demokracinë

Para 7 Marsit, Ditës Kombëtare të Mësuesit, një rrjet profesional me 125 mësues u krijua nga Ministria e Arsimit me qëllim shkëmbimin e praktikave të mira, diskutimin e ideve dhe zgjidhjeve, dhe promovimin e demokracisë në arsim në Shqipëri.

Rrjeti u krijua si pjesë e projektit të Këshillit të Evropës, ‘Forcimi i Edukimit të Qytetarisë Demokratike’ në Shqipëri dhe do të zgjerohet në 75 shkolla pilot dhe në mbi 375 mësues.

Anëtarët e rrjetit do të kenë gjithashtu mundësinë për të hyrë në kurse online të Këshillit të Evropës dhe për të marrë pjesë në trajnime të ndryshme mbi arsimin.

Më shumë se 130 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin fillestar, të drejtua nga Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, MJutta Gützkoë, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Në aktivitet foli edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatja e Popullit, drejtorët vendore të arsimit, studentë, mësues, prindër dhe drejtorë të shkollave.

Në fjalën e tyre, folësit vlerësua angazhimin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme që mësuesit shqiptarë kanë treguar gjatë dhënies së mësimit online gjatë pandemisë COVID-19. Ata gjithashtu nënvizuan rolin e mësuesve në edukimin e brezave të ardhshëm të qytetarëve aktivë, jo vetëm duke mësuar njohuri, por edhe duke modeluar qëndrime dhe vlera demokratike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>