Udhëheqësit botërorë kanë votuar unanimisht një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila i bën thirrje vendeve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar ISIS në Siri dhe Irak.
Këshilli i Sigurimit ra dakord për rezolutën , e cila thotë se grupi barbar përbën një kërcënim global ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Teksti i OKB-së nuk japin ndonjë bazë ligjore për veprime ushtarake.
Rezoluta thekson se OKB-ja është e vendosur për të luftuar me të gjitha mjetet këto sulme sistematike dhe të përhapura nga ISIS.