
Këshilli Politik do të mblidhet të enjten në orën 17:00 për të diskutuar propozimin e ri të opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PD dërguar një propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve. Propozimi i ri erdhi pasi shumica socialiste kundërshtoi variantin e parë propozuar nga PD, ku ishte Avokati i Popullit që shpallte, mblidhte dhe vlerësonte kandidaturat për të tre shkallët e KQZ-së.
Në propozimin e ri këtë rol e luan Kuvendi. Praktikisht e gjithë procedura e përzgjedhje së anëtarëve të KQZ-së së re do të zhvillohet brenda kuvendit.
Exit News ka shpjeguar këtu propozimin e parë të opozitës dhe këtu propozimin e dytë të saj.