Këshilli Politik diskuton propozimin e ri të PD-së për KQZ-në

Nga Exit News
Këshilli Politik diskuton propozimin e ri të PD-së për KQZ-në

Këshilli Politik do të mblidhet të enjten në orën 17:00 për të diskutuar propozimin e ri të opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

PD dërguar një propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve. Propozimi i ri erdhi pasi shumica socialiste kundërshtoi variantin e parë propozuar nga PD, ku ishte Avokati i Popullit që  shpallte, mblidhte dhe vlerësonte kandidaturat për të tre shkallët e KQZ-së.

Në propozimin e ri këtë rol e luan Kuvendi. Praktikisht e gjithë procedura e përzgjedhje së anëtarëve të KQZ-së së re do të zhvillohet brenda kuvendit.

Exit News ka shpjeguar këtu propozimin e parë të opozitës dhe këtu propozimin e dytë të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>