
Këshili Politik do të mblidhet paraditen e së djelës për të vijuar diskutimin për ndryshimet e miratuara në Kuvend për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Opozita jashtëparlamentare ka njoftuar se do të përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përveç dy antarëve të Këshillit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Ndërsa nga mazhoranca, përveç Damian Gjiknurit, në takimin që zhvillohet në orën 11:00 do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.
Opozita jashtëparlamentare ka deklaruar se nuk do të pranojë të diskutojë asnjë çështje që prekin marrëveshjen e 5 qershorit.