Opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca kanë vendosur të takohen në Këshillin Politik të premten në orën 17:00.
Në një korrespondence me postë elektronike, mazhoranca ftoi opozitën jashtëparlamentare të jepte mendimin e saj për ndryshimet kushtetuese, nisur nga ftesa e marrë për mbledhje të Këshillit Politik.
PD dhe LSI u përgjigjën të gatishëm për të dëgjuar qëllimin e iniciativës së Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën dhe u shprehën të hapur për të diskutuar këtë propozim.
Për këtë ata kërkuan kohë, pasi me dokumentat janë njohur vetëm tre ditë më parë.