Këshilli Politik vijon bisedimet sot në 11:00

Nga Exit News
Këshilli Politik vijon bisedimet sot në 11:00

Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mblidhen sërish sot në orën 11:00 për të vijuar diskutimet për Reformën Zgjedhore.

Takimi i sotëm do të zhvillohet sërish në rezidencën e Ambasadës Amerikane, si takimi 9-orësh i së martës.

Nuk dihet ende nëse do të jenë të pranishëm dhe ambasadorët Kim, Soreca dhe Norman.

Siç Exit News ka shpjeguar këtu, pepartizimi i administratës së zgjedhjeve, përfshi komisonet e qendrave të votimit dhe të zonave zgjedhore, dhe zbatimi i identifikimit biometrik të votuesve janë problemet kryesore, për të cilat nuk është arritur dakordësi mes qeverisë dhe opozitës.

Për të mësuar më shumë se çfarë kërkon opozita dhe shumica, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>