Këshilli Shqiptar i Medias shprehu shqetësim për sulmet ndaj gazetares Sonila Meço, nga gazetarët të tjerë.
Deklarata e tyre erdhi pas një artikulli të shkruar nga Frrok Cupi, të cilin ata e quajtën një “sulm kundër personit” të Sonila Meços, gazetares së Ora News. Ata e quajtën “shkelje flagrante të Kodit të Etikës mbi Gazetarët Shqiptarë”, e cila kërkon që marrëdhëniet ndërmjet gazetarëve të jenë të drejta dhe që media të mos përdoret për armiqësi ose konkurencë personale ose profesionale.
Në artikullin e publikuar në Gazetën Tema, me titull Meço një “aktore”, shkruhej se si asaj nuk i kishte mbetur asgjë në jetën e saj, dhe ishte “naive”. Ai gjithashtu kishte shkruar se ajo nuk ishte gazetare, nuk ishte mendje-hapur ose e ditur. Pjesë të tjera të artikullit ishin sharje në lidhje me paraqitjen e saj.
Meco është gazetare tek Ora News, televizioni i cili u sekuestrua më 3 gusht si pjesë e hetimit të Ylli Ndroqit, i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. KSHM , dhe shoqata lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së medias përfshirë edhe Reporterët pa Kufij e dënuan presionin ndaj gazetarëve.
Ata thanë se policët e armatosur në një televizion kanë një efekt frenues tek liria e medias dhe të gazetarët kritik me qeverinë.
KSHM i bëri thirrje drejtuesve të medias ët mos botojnë artikuj të tillë sepse dëmtojnë besueshmërinë e medias dhe dëmtojnë profesionin e gazetarisë.
“Ky artikull është i papranueshëm për standartet etike kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarisë. Përveç se një sulm personal, e shkruar bëhet më serioze në kushtet kur gazetarët e Ora Neës dhe Tv Ora, 2 stacione kritike me qeverinë shqiptare rrethohen me policië, nën presionin e një shfaqje të dhunshme nga qeveria shqiptare”, vazhdon KSHm-ja.
Ata, gjithashtu shprehën solidaritetin e tyre me Meçon dhe me gazetarët e tjerë që janë sulmuar kohët e fundit për shkak të qendrimeve kritike.