Një panel këshilltarësh të jashtëm ekspertë të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votuan kundër miratimit të dozave shtesë të vaksinave COVID-19 për amerikanët mbi 16 vjeç por mund t’i miratojnë ato për të moshuarit në një votim të mëvonshëm
Paneli votoi kundër miratimit të dozave shtesë për amerikanët e moshës 16 vjeç e lart, duke minuar potencialisht planin e administratës Biden për të ndarë dozat e treta të vaksinës Pfizer javën e ardhshme.
FDA do të marrë parasysh rekomandimin e panelit në marrjen e vendimit për dozat përforcuese. Por mund të refuzojë këshillën siç bëri kohët e fundit në miratimin e ilaçit të diskutueshëm të Alzheimerit të Biogen Inc.
Shumë anëtarë të komitetit ishin kritikë ndaj planit për doza përforcuese, duke argumentuar se të dhënat e paraqitura nga Pfizer dhe FDA janë jo të plota. Shumica e tyre thanë se do të mbështesnin dozat shtesë për personat e moshuar.
Anëtarët kryesorë të FDA janë ndarë për domosdoshmërinë e dozave shtesë, me kreun e përkohshëm Janet Woodcock që i mbështet dhe disa nga shkencëtarët kryesorë të agjencisë argumentojnë se ato nuk janë ende të nevojshme.
Pas vendimit të FDA një panel i veçantë që këshillon Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të takohet javën e ardhshme për të rekomanduar se cilat grupe duhet të marrin doza shtesë.