Këtë fundjavë provoni sallatën pranverore me spinaq

Nga JaMystic
Këtë fundjavë provoni sallatën pranverore me spinaq

JaMystic propozon sot një pjatë të lehtë dhe pranverore: sallatë me spinaq.

Pak histori
Spinaqi e ka origjinën dhe emrin nga Persia “aspanaakh” ose në arabisht isbinakh, që dha fjalën spanjisht espinaca.
Spinaqi është bimë shumë e përhapur sot dhe mund të konsumohet i zjerë ose i gjallë në sallatë.
Ai është i pasur me nitrate si dhe me vitamine B9. Është një burim i rëndësishëm i acidit folik, kaq i rëndësishëm për para dhe pas formimit të fetusit.
Rënia e një legjende: Sipas filmit vizatimor ‘Pompei’ spinaqi u reklamua si bima me përqindje të lartë hekuri që të jepte fuqi edhe pse nuk përmban sasi të rëndësishme të tij.
Kjo falë një publikimi të një kimisti gjerman E. von Wolf në 1870. Sipas rezultateve të tij spinaqi përmbante 2,7 mg në 100 g. Wolf ia jep rezultatet sekretares së tij për t’i shtypur dhe kjo e fundit nga pakujdesia e shtypi presjen gabim 2,7 në 27 mg duke i dhënë spinaqit atribute 10 herë më të larta në përqindjen e hekurit.

Për 4 persona duhen:

  • 1 tufë spinaq i freskët (vetëm gjethet),
  • 4 vezë të ziera (fshati),
  • 1 paketë me bacon,
  • 1 paketë kubeti,
  • 3-4 thelpinj arre.

Për salcën:

  • 1 lugë gjelle mustardë,
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 lugë gjelle uthull rrushi,
  • kripë, piper.

Supozojmë që spinaqi është i larë dhe i tharë.
Presim me dorë në copa gjethet dhe i vëmë në një enë qelqi që do shërbejë për sallatën. Vëmë të nxehet tigani dhe vendosnim direkt bacon që të skuqet deri sa të kërcasë në gojë.
E lëmë të ftohet dhe përgatisim salcën.
Në një vazo qelqi hedhim vajin,uthullën, kripën, piperin, arrat e grira dhe mustardën. I trazojmë me shpejtësi deri sa e gjithë masa të jetë homogjene. E lëmë mënjanë për më vonë.
Tek gjethet e spinaqit hedhim kubetit ( bukë e thekur me aromë) , vezët e ziera në copa, bacon në copa dhe të gjitha i mbështjellim me salcën e përgatitur .

Jamystic këshillon: Për këtë sallatë duhet një enë e gjerë dhe e thellë sepse gjethet e spinaqit kanë volum.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>