KiE do të monitorojë Shqipërinë për shtetin e së drejtës, demokracinë dhe median

Nga Alice Elizabeth Taylor
KiE do të monitorojë Shqipërinë për shtetin e së drejtës, demokracinë dhe median

Këshilli i Evropës do të monitorojë Shqipërinë për krizën politike, reformën në drejtësi, korrupsionin dhe lirinë e medias.

Sipas njoftimit për shtyp të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), dy raportues special, Andrej Hunko nga Gjermania dhe Joseph O’Reilly nga Irlanda do ët monitorojnë zbatimin e kërkesave nga Shqipëria. Ata do të vizitojnë vendin nga 28 deri më 30 tetor.

Ata do të takohen me Kryeministrin Edi Rama, me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, me përfaqësues të Presidentit Meta, me drejtuesit e partive të opozitës, autoritte gjyqësore, përfaqësues të KQZ-së, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Shqipëria do të monitorohet edhe për çështjet e repektimit të të drejtave të njeriut. Sipas lajmërimit të publikuar në faqen zyrtare të KiE “vizitat kanë për qëllim vendosjen e një dialogu direkt me autoritetet dhe vëzhgimin e një ose disa çështjeve specifike”.

KiE edhe më parë ka folur për çështje si mbrojtja e fëmijëve, rritja e përfshirjes së personave me paaftësi, përmirësimi i kushteve në burgje, në paraburgim, në institucionet e shëndetit mendor, dhe ndalimi i dëbimit me forcë të qytetarëve të komunitetit romë.

Vendet e tjera që do të monitorohen janë Rusia, Serbia, Azerbaxhani dhe Turqia.

Monitorimi është hartuar për tu siguruara se vendet anëtare “po i përmbushin premtimet për të mbajtur lart standartet demokratike dhe po respektojnë të drejtat e njeriut”.

Raportuesit fillimisht do të organizojnë tavolina diskutimi për të vlerësuar problemet e ngritura. Më pas do të vlerësojnë nëse qeveria ka përparuar në plotësimin e kërkesave të tyre. Dhe në fund do të përpilojnë një raport se si po funksionojnë institucionet demokratike në vendet anëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>