
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi palëve të mos shpallin fitore përpara rezultatit final. Në një deklaratë për mediat, Kim pohoi se e gjithë bota është duke parë zgjedhjet në Shqipëri.
“Detyra e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalin rezultatin. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli.”, u shpreh ajo.
Ajo tha se BE e SHBA po e shohin nga afër këtë proces, në mënyrë që të sigurohen se demokracia fiton.