Ambasadorja Yuri Kim shprehu të premten mbështetjen e saj për Komisionerin Qëndror të Zgjedhjeve në përgatitjen e një procesi të rregullt zgjedhor në 25 prill 2021.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se është e rëndësishme që kandidatët për deputetë të jenë figura të pastra:
“Ne mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill duke zbatuar identifikimin biometrik dhe masa të tjera të nevojshme; sigurimi i kandidatëve të pastër; parandalimin e blerjes së votave dhe manipulimin e tyre.”
Gjatë takimit Kim theksoi se SHBA-të mbështesin institucionet për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve shqiptarë për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.
Kim rekomandoi që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.