
Ambasadorja Kim mendon se reforma zgjedhore duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe deputetët që kanë dakordësuar atë duhet të mbajnë fjalën e dhënë.
Kim tha në ‘Real Story’ se nëse palët do të ishin dakord për të përfshirë diçka në marrëveshje, si ndryshimi i sistemit, ata janë të mirëpritur.
Ajo që i duket e patolerueshme diplomates amerikane është ‘pengmarrja’ e plotësimit të kushtit për hapjen e negociatave për BE-në, me debate të panevojshme.