
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi, të mërkurën, ministrin e ri të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në një postim në Twitter, Kim përgëzoi Çuçin për nisjen e hetimeve për trajtimin e protestueve në protestat kundër policisë:
“Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar nisjen e hetimeve për trajtimin e protestuesve. E drejta për të protestuar paqësisht duhet respektuar.”
Po ashtu Kim tha se bisedoi me ministrin për punën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në zgjedhjet e prillit.
Kim theksoi se Shqipëria dhe Amerika duhet të forcojnë bashkëpunimin, veçanërisht sa i takon sigurisë dhe përforcimit të ligjit.