Kim përgëzon SPAK-un për sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

Nga Exit News
Kim përgëzon SPAK-un për sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

Ambasada amerikane ka përgëzuar Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion për hetimin e nisur ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe sekuestrimin e pasurive të tij.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Yuri Kim u shpreh:

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. Amerika vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar & në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së.”

Bashkë me shkrimin, Kim ka shpërndarë dhe njoftimin e SPAK-ut ku lajmërohet se SPAK dhe Gjykata Speciale kanë vendosur sekuestrimin e  pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Llalla. Ish-kryeprokurori akuzohet për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>