
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim përshëndeti vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se reforma në drejtësi nuk është perfekte, e lehtë apo e shpejtë por ajo do të eci përpara.
“Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasurinë e ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese të cilët nuk e kaluan vetingun. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo perfekte-por po ecën përpara hap pas hapi.”
Ky reagim erdhi pas vendimit të gjykatës për të sekuestruar pasurinë e Fatos Lulos, Bashkim Dedjes dhe Shkëlzen Selimi.