
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur punën e SPAK-ut për urdhër-arrestet e 22 komisionerëve, të cilët dyshohen se kanë manipuluar zgjedhjet në vitin 2017, në qarkun e Durrësit.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan:
“Puna e SPAK-ut për dosjen 339 fillon të zbulojë lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”
Mëngjesin e 28 korrikut, Gjykata Speciale ka lëshuar 22 urdhër-arreste për 22 komisionerë, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.