
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se Shqipëria ka potencial për të tërhequr investime të huaja.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shpërndau artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ku theksoi se sundimi i ligjit dhe sistemi gjyqësor i fortë do të tërheqin më shumë investime të huaja.
“Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë të lidhura”