Kim takon Tushën para nisjes së punës së Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
Kim takon Tushën para nisjes së punës së Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, takoi të martën, kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Përmes një postimi në Twitter, Kim sqaroi se për çfarë bisedoi me Tushën:

“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.”

Çështja e parë do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 26 janar.

Ndërkohë shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur, pak ditë më parë, që të nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës.

Anëtarët po ashtu kanë vendosur që kryetarja ende në detyrë, Vitore Tusha të mbajë këtë pozicion deri në në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të ri.

Aktualisht GJK përbëhet nga shtatë anëtarë: tre prej tyre janë zgjedhur nga Presidenti (Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja) dhe tre nga Kuvendi (Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Altin Binaj); ndërsa kryetarja në detyrë është Vitore Tusha, e vetmja anëtarë e mbetur nga Gjykata e kaluar Kushtetuese.

Mbeten ende për tu zgjedhur dhe tre anëtarë të tjerë nga Gjykata e Lartë, një prej të cilëve do të zëvendësojë Tushën, mandati i së cilës ka mbaruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>