
Një gazetare australiane u arrestua nga autoritetet kineze për nxjerrje të sekreteve shtetërore jashtë Kinës. Gazetarja Cheng Lei, 49 vjeç, punonjëse e televizionit shtetërorë kinez, u arrestua më 5 shkurt dhe u mbajt për 6 muaj në paraburgim.
Familja e gazetares i kërkoi gjykatës të lejonte takimin e gazetares me dy fëmijët e saj. “Ne jemi të bindur për pafajësinë e sja”, u shpreh një nga familjarët e gazetares për Reuters.
Cheng ka lindur në Kinë por emigroi dhe u shkollua në Universitetin Queensland në Australi. Australia ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar. Qeveria australiane ka ngritur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të gazetares.