Kina do testojë 6 milionë banorë, pas rishpërthimit të Covid-19 në një provincë

Nga Exit News
Kina do testojë 6 milionë banorë, pas rishpërthimit të Covid-19 në një provincë

Autoritetet kineze po planifikojnë të testojnë gjashtë milionë banorët e një qyteti verilindor, ku janë gjetur pacientë të rinj me koronavirus. Prej këtij grupi dyshohet se virusi është përhapur në të paktën shtatë qytete të tjera.

Dalian, në provincën Liaoning, raportoi 12 të infektuar të rinj të shtunën, dhe prej tyre zbuloi dhe 14 pacientë asimptomatike.

Rasti i parë ishte një burrë 58-vjeçar i zbuluar të mërkurën, i cili punonte në një fabrikë përpunimi të prodhimeve të detit. Të gjithë punonjësit dhe kontaktet e ngushta tani janë në karantinë. Komisioni kombëtar i shëndetësisë tha se rastet në shtatë qytete të tjera kishin lidhje me shpërthimin e kësaj province.

Shefi i komisionit, Ma Xiaoëei, tha se Dalian duhet të synojë që çdo banor të testohet brenda katër ditësh. Shpenzimet do të mbulohen nga qeveria kineze.

Ndërsa shpërthimet shfaqen në të gjithë territorin e Kinës, autoritetet po reagojnë shpejt me masat kufizuese si mbyllja e transportit, bllokimet e ndërtesave dhe testimet në të gjithë qytetin në shkallë masive.

Në maj, pas disa infektimesh të reja me Covid-19 në Ëuhan, autoritetet lokale që të gjithë 11 milion banorët brenda 10 ditësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>