Kina kryen 1.4 miliardë vaksinime kundër COVID-19

Nga Exit News
Kina kryen 1.4 miliardë vaksinime kundër COVID-19

Kina ka kryer 1.4 miliardë vaksinime kundër COVID-19, po aq sa popullsia e saj, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Rreth 40% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht me dy doza, raporton The Guardian duke cituar mediat shtetërore vendase.

Zeng Yixin, zëvendës drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, u zotua muajin e kaluar për të vaksinuar të paktën 70% të “grupeve të synuara” deri në fund të vitit.

Ndërkohë, disa qytete kineze do të fillojnë të vaksinojnë popullsinë nën 18 vjeç këtë muaj.

Kina ka patur rreth 92 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 4 636 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>