
Kina miratoi përdorimin emergjent të vaksinës SInovac të Covid-19 për fëmijët nga mosha tre deri në 17 vjeç, sipas Reuters, të premten.
Në Kinë u administruan 723.5 milion doza të vaksinave që nga 3 qershori për të gjithë personat 18 vjeç e lartë. Por të miturit nuk kanë përparësi në krahasim me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë.
Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të krijojë përgjigje imune tek pjesëmarrësit tre deri në 17 vjeç.
Edhe vaksina e prodhuar nga kompania Sinopharm po paraqet të dhëna për përdorim tek grupet e reja.