Kina ndëshkon një klinikë mjekësore për favorizim të vaksinës Pfizer ndaj Sinovac

Nga Exit News
Kina ndëshkon një klinikë mjekësore për favorizim të vaksinës Pfizer ndaj Sinovac

Qeveria kineze ka ndëshkuar një klinikë në Hong Kong pasi rekomandoi se vaksian e covid19, e prodhuar nga Pfizer është më e mirë se vaksina Sinovac e prodhuar nga Kina, raportoi AFP, të mërkurën.

Autoritetet shëndetësore të Hong Kongut e përjashtuan klinikën private nga programi i vaksinimit të koronavirusit pasi ajo i rekomandoi pacientëve të marrin vaksinën e Pfizerit dhe jo atë të Sinovac. Klinika publikoi në faqen e saj një foto ku krahasonte shkallën e efikasitetit të dy vaksinave..

Vaksina e Sionac ofron 50% mbrojtje ndaj virusit, sipas të dhënave të testimeve provë të kryera në Brazil, në janar.

Sinovac është një kompani biofarmaceutike me bazë në Pekin. Vaksian e prodhuar prej saj funksionon duke përdorur grimca virale të vdekura për të ekspozuar sistemin imunitar të trupit ndaj virusit, pa rrezikuar një përgjigje serioze ndaj sëmundjes.

Shqipëria nënshkroi, të martën një kontratë me një firmë turke për furnizimin e vendit me vaksian kineze.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>